Poposki kryeministër kurse Talat Xhaferi kryeparlamentar, ja propozimet e fundit!

Gjatë ditës së nesërme në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, lideri i saj Ali Ahmeti do të propozojë që të shkohet në koalicion me VMRO por për kryeministër të jetë ish ministri i jashtëm Nikolla Poposki, shkruan kështu Plusinfo ndërkohë që Nikolla Gruevski dhe askush tjetër nga VMRO që është nën hetime mos të jetë pjesë e qeverisë.

Sipas marrëveshjes që duhet arritur, kryeparlamentar pritet të jetë Talat Xhaferi ndërkohë që BDI do e merr dhe ministrinë e mbrojtjes, drejtësisë dhe ambientit jetësorë.