Popovska: Kur shkoni në vendet ku shumica janë shqiptarë, medoni se nuk jeni në Maqedoni

Kur shkoni në vende ku shumica janë shqiptarë, mendoni se nuk jeni në Maqedoni, tha profesoresha universitare Dragica Popovska.

“Me ndryshimin administrativ në vitin 2004 janë bërë ndryshime në vend, për sa i përket vendeve ku kemi popullatën shumicë shqiptare dhe kryekomunarët janë shqiptarë. Të gjithë emrat e vendeve atje janë ndryshuar. Kur shkoni në atë pjesë të Maqedonisë, keni përshtypjen se nuk jeni në Maqedoni “, tha Popovska.