Popullsia trojane e Azisë së Vogël, ishte dardano-albane

 

Autorët antikë kanë sjellë një numër të madh faktesh direkt apo indirekt, të cilat, po tëlexohen me pak vëmendje, nxjerrin në pah origjinën e trojanëve. Kur flasim për trojankemi parasysh të gjitha fiset që popullonin Azinë e Vogël si lidët, frigët, myzët, dardanët,karianët, pellazgët, lelekët etj.Faktet që tregojnë se popullsia e Azisë së Vogël është e një fisi me ilirët, dalin qartë nga tëdhënat e historianëve antik. Le t’i marrim me radhë:

1 – Paionët ishin një nga fiset më të mëdha ilire. Herodoti te vepra e tij

Historia

jep bisedënqë zhvillohet midis disa paionëve dhe mbretit të Persisë, Dari, në të cilën ai përcjell fjalët epaionëve kur tregojnë për origjinën e popullit të tyre

“Paionia në brigjet e Strymonit (nëMaqedoninë bregdetare) dhe se ky lum nuk ishte shumë larg Helespontit, se ishin meprejardhje teukrase dhe koloni e trojanëve”

2 – Straboni te Gjeografia thotë po të njëjtën gjë për paionët

“Paionët disa i quajnë kolonifrigase disa të tjerë vendas”.

Paionët një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve quhen trojanë dhe frigas, nga Herodotidhe Straboni.3 – Paionët Trojanë janë ilirë dhe këtë na e tregojnë autorët antikë, midis tyre Apiani, i cilithotë se

“Paionët janë një fis i madh pranë Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga Japodëtderi te Dardanët. Prej helenëve ata quhen paionë, kurse prej romakëve quhen panonë,të cilët përfshihen në Iliri”

.Pra, paionët janë ilirë, por e konsiderojnë veten e tyre si trojanë, atëherë edhe trojanët janëi njëjti fis me ilirët.

Nga këto fakte del se meqë paionët ilirë, janë trojanë, atëherë ilirët dhe trojanët janë një etni.

Ky fis i madh Ilir siç do e shohim, ka qenë shtrirë nga Maqedonia deri nëDanub dhe është ndarë në Panoninë e Sipërme dhe atë të Poshtme.

4 – Trojanët janë quajtur Dardanë nga Homeri dhe, sipas tij, janë të parët që kanë banuarnë Azinë e Vogël pas përmbytjes së madhe. Pas rënies së Trojës ka fakte që një pjesë e tyreu shpërngulën për t’u vendosur në vende të tjera të botës pellazgo-ilire apo albane. Ështëfakt që ishte Ene Dardanidi ai që themeloi Romën. Është fakt që një fis ilir ka pasur emrindardan. Ata jetojnë ende dhe sot në ato troje dhe quhen shqiptarë.

Çfarë kanë të përbashkët dardanët e Trojës me dardanët e Ilirisë?

E përbashkëta e tyre është se ata janë një popull dhe fakti që dhe sot flasin shqip, tregon qëedhe Troja duhet të ketë folur këtë gjuhë. Dardanët e Ilirisë ndoshta u vendosën në Iliri tekilirët që ishin të së njëjtës kombësi me ta dhe i vunë vendit në Iliri emrin Dardani në kujtimtë atdheut të tyre. Por ka edhe mendime se Dardani nga Gadishulli Ilirik ka shkuar nëTrojë dhe ka themeluar aty qytetërimin trojan, dhe kjo mund të jetë e mundur.

5 –Straboni tek Gjeografia mban një qëndrim të tillë kur thotë se “Dardani dhe Jasoniishin dy vëllezër që jetonin në Samothrak (territori i Thrakisë së atëhershme) dhe pasvdekjes së Jasonit, Dardani shkon dhe themelon në rrëzë të malit Ide qytetin e  gjitha misteret quajtur sipas emrit të tij Dardania

.Straboni tregon se dardanët janë me origjinë Thrake. Pra, dardanët ilirë janë quajtur si ilirë,thrakas e trojanë në të njëjtën kohë, rrjedhimisht nuk ka asnjë dallim etnik midisthrakasve, ilirve dhe trojanëve.Por sido të jetë, edhe sikur ata të kenë ardhur nga Troja në Iliri, edhe sikur të kenë ikur ngaIliria në Trojë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim, pasi bëhet fjalë për një popullsi të një gjakudhe gjuhe që shtrihej nga Azia e Vogël deri në Evropën Perëndimore. Sido të jetëpadyshim që dardanët e trojës janë dardanët e sotëm alban apo shqiptarë.6 – Një fakt tepër interesant që tregon se dardanët e Ilirisë janë të një etniciteti me trojanët,është ai që jepet tek libri romak

“Historia e Perandorëve”. Autori romak tregon përorigjinën e perandorit ilir, Klaudi II dhe thotë se “Në këtë luftë që e udhëhiqte Klaudi, udallua shumë guximi i kalorësisë dalmate, pasi Klaudi linte të kuptohej se ishte nga kjoprovincë, megjithëse të tjerët thoshin se ishte dardan dhe rridhte nga mbreti i trojanëveIli dhe nga Dardani vetë” Dardanët e Ilirisë konsideroheshin nga autorët romakë si ekzaktësisht i njëjti popull medardanët e Trojës, madje disa me origjinë dhe nga vetë dinastia dardane e Trojës.

Pra, sipasautorëve romak, dardanët e Ilirisë janë i njëjti komb me dardanët e Trojës.

Dardanët e Ilirisëmbajnë të njëjtin emër si dardanët e Trojës dhe kjo nuk është koinçidencë por vazhdim ikujtimit të Trojës nga popullsia e saj.

7 – Trojanët e kanë quajtur veten si dardanë dhe albanë dhe kjo duket tek emrat që u vunëvendeve të reja ku u vendosën, pas shpërnguljes së një pjese të popullsisë nga Troja.Kështu, Ene Dardanidi qytetin që themeloi në Itali e quajti Alba. Nipi i tij Briti, pasi uvendos në Britani e quajti një pjesë të saj Albani (Skocia emër që e ka trashëguar kryeqytetii New Yorkut). Pra, ka fakte që ata e mbanin veten për albanë dhe dardanë, emra që dalinte dy fiset ilire të dardanëve dhe albanëve në antikitet. Por edhe sot, të vetmit popuj qëquhen albanë dhe dardanë, janë shqiptarët.

Nuk është rastësi që populli shqiptar i sotëm quhet me emrin më të vjetër të Evropës Alban, me tëcilin janë quajtur tërë popujt e Evropës së vjetër. Kështu, Britania është quajtur Albion dhe Skocia,Albani, fiset gjermane teutono-trojane janë quajtur nga Straboni me emrin Albane, në Itali trojanëtngritën qytet me emrin Alban, në Detin e Zi Skithët e quanin veten Alban etj…

Edhe dinastitëperëndimore, siç do e shohim më vonë në këtë studim, së bashku me popullsitë e tyre,rrjedhin nga dardano-albanët.

Albanët janë shumë të rëndësishëm për të përcaktuar historinë eEvropës dhe arkeologët, para se të merren me gërrmime arkeologjike, duhet të studiojnë albanët, tëcilët me gjuhën dhe kulturën e tyre të lashtë tregojnë të e botës së vjetër.

Historianëte antikitetit duhet të mësojnë shqip për të kuptuar historinë botërore. Ata kërkojnë tëzbulojnë misteret me bijat e shqipes, si greqishtja dhe latinishtja, por nëse vazhdojnëkështu duke lënë nënën e tyre pa mësuar, nuk kanë për ta kuptuar kurrë historinë antike.

8 –Emri alban sipas të gjitha burimeve historike dhe shkencore, do të thotë I BARDHË.Skithët që banonin në veri të Detit të Zi të cilët ishin të së njëjtës racë me iliro-trojanët,thonë në kronikat e tyre se flokët tanë bjondë na vendosën emrin Alban”.

Në të gjithëfjalorët fjala albino do të thotë njeri i bardhë. Me një fjalë, emri alban me të cilin njihenshqiptarët e sotëm nga bota, ka kuptimin i bardhë.

9 – Fis tjetër trojanë është edhe ai i kaonëve, të cilët kanë bërë pjesë në shtetin e Epirit apoIlirinë e Jugut. Homeri përmend kaonët si një fis i rëndësishëm që banonte në Azinë eVogël, por nga ana tjetër ka fakte që një pjesë e kaonëve të Trojës, pas luftës u vendos nëEpir dhe në Itali, ashtu si dhe dardanët.

Kaonët e Epirit janë po i njëjti popull me kaonët e Trojës dhe kaonët e fiseve ilire të Italisë.

Kaoni iavuri vendit emrin Heleni, i biri i mbretit të Trojës, Priamit, pasi erdhi në Epir. Kaonët eItalisë e kishin ruajtur mirë origjinën e tyre dhe gjatë kohës së Pirros u erdhën në ndihmëkaonëve të tjerë që banonin në Korfuz dhe Epir, në luftë kundër Maqedonisë, edhe psekishin kaluar 1000 vjet nga rënia e Trojës. Kaonët e sotëm që banojnë nga Llogaraja nëlumin Cami, nuk janë gjë tjetër veçse trojanë të pastër të përzier me popullsinë vendase tësë njëjtës etnie me ta.

10 – Myzët janë një tjetër fis i rëndësishëm në Azinë e Vogël, dhe që ishin aleatë metrojanët, por myzia më vonë del si një fis ilir që ishte vendosur në verilindje të Paionëveapo Panonëve. Pas luftës së Trojës, krerët e këtij fisi duhet të jenë shpërngulur si dardanëtdhe kaonët dhe janë vendosur pranë popullsisë që ishte e një etnie me ta. Straboni tregonse Mysët e Ilirisë dhe të Trojës janë të njëjtë, veçse ata të Trojës e kanë prejardhjen ngaMysët, që banonin në Gadishullin Ilirik.

11 –“Mysët janë thrakë, dhe të njëjtë me njerëzit që tani quhen Moesi, nga këta mysëkanë dalë, gjithashtu, edhe mysët që jetojnë ndërmjet lidëve, frigasve dhe trojanëve”.

Pra, mysët e Trojës janë një fis me mysët e Evropës dhe se këta të Evropës kanë shkuar nëAzi.

12 – Por, nga ana tjetër, Apiani që ka shkruar një libër për Ilirinë, thotë se

“Romakët, jovetëm ilirët po edhe paionët që janë afër tyre, dhe Retet, Norikët dhe Myzet që janë nëEvropë dhe tërë ato fise që janë kufitare me to që banojnë nga e djathta e atij qëlundron nëpër Ister nga lart poshtë i dallojnë nga helenët si kundër bëjnë dhe helenëtvetë dhe i quajnë secilin me emra të veçantë, por viset e gjithë këtyre, i quajnë meemrin e përbashkët, “Ilir”.

Pra, romakët mysët i quajnë ilirë, nga ku del se, përderisa mysët e Evropës janë të njëjtëme mysët e Trojës, atëherë trojanët janë ilirë.

13 – Troja dardane ka një emër shqip pa i hequr asnjë gërmë, që do të thotë Trojë vend kundërtohen shtëpi banimi, ndërsa të çdo lloji. Ky emër kështu përdoret edhe sot. Kurkërkon të ndërtosh, të duhen troje që të ngresh ndërtesa mbi të. Këtë emër Troja ndoshta eka pasur, sepse ajo ishte një vend i ngritur që ka shërbyer për ndërtimin e banesave.

14 – Një fakt interesant është ai që trojanët kanë pasur si simbol të tyre shqiponjën, e cilaka qenë simbol i Aleksandrit të Maqedonisë, i Pirros, i perandorëve ilirë të Romës,Ptolemenjve, Skënderbeut dhe sot populli alban ose shqiptar është i vetmi që shqiponjën eka në flamurin e kombit dhe veten e quan me emrin shqiptar.

15 – Një fakt i rëndësishëm që tregon etnicitetin alban të Trojanëve dhe aleatëve të tyre,është vetë Iliada. Homeri jep emrat e vendeve, njerëzve, perëndive të asaj kohe, emrat e tëcilëve janë shqip. Këto emërtime nuk kanë nevojë për shpjegim, sepse vijnë në një varianttë pastër të shqipes së sotme.

Festi ishte luftëtar i zoti nga Lidia që i përgjigjet fjalës në shqip fest.

Arna Menesti, nga Beocia quhej kështu se luftonte me vegla të vjetra që i përgjigjet fjalësshqip arna, gjë e vjetër dhe e arnuar.

Soku që shqip do të thotë shoku, dhe ky ishte trojan.

Alkatos, trojan emër që është përdorur dhe në Epir, përdoret edhe sot tek ne për vajzatdhe djemtë.

Kliti, trojan emër që është përdorur në Iliri, Maqedoni e Trojë. Këtë emër ka pasur dhembreti ilir që luftoi me Aleksandrin e Maqedonisë në Pelion. Ky emër i bukur përdoretedhe sot.

Perifati, është në shqip shumë pastër perri-fati, pra fat të mirë e të bukur si perri. Edhe sotte ne përdoret në disa krahina dhe nuk thuhet mirë, por bukur p.sh. bukur mirë që kakuptim shumë mirë, por bukur është e njëjta gjë si perri, por kjo e fundit është një shkallëmë e lartë se e bukur.

Aise, perëndi që sheh veprimet e njeriut gjatë gjithë ditës, që në shqip do të thotë Ai-se pra Ai-she, sheh se çfarë bën njeriu gjithë ditën.

Aretyre, vend i zhvilluar që i përgjigjet fjalës në shqip

aretyre do të thotë arë-tyre, pra arae tyre.

Erinjet është perëndi që mbron jetën që i përgjigjet shqip funksionit të saj. Ajo do të thotëErinjet që është e-rin-jet, pra e rin e përtërin jetën.

Haropi, që ishte trojan i pasur, në shqip do të thotë fjala ha-ro-pi, pra ha, rro dhe pi.

Hypokanti , që është nga Thraka, në shqip hy-po-kan-ti, pra, që je si hy i bukur.

Hypodon, që është emër trojan në shqip do të thotë hy-po-don, pra që don të jetë si hy.

Jadet quhej perëndesha e shirave që është në shqip ja-det, pra që është det me ujë.

Menti nga Qipro që në shqip mendi ose menti, pra që është person i mençur, ka mendgjithashtu ka emër trojan të tillë si

Mentor, ka mend i ditur. Pra, siç shihet këto emra dhepothuaj se të gjitha emërtimet që jepen në Iliadë janë shqip.

Pra, popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qenë e njëjta popullsi nga etniciteti meatë që ka banuar në Iliri, për aq kohë sa fiset trojane quhen trojane dhe Ilire në tënjëjtën kohë, dhe ka fakte historike që tregojnë se këto fise iliro-shqiptare e kanëorigjinën nga Troja pellazgo-iliro-albane

.Të dhënat e historianëve të antikitetit, vërtetojnë se pellazgët apo trojano-dardano-albanëtkanë qenë të parët që kanë populluar territoret e Azisë së Vogël, Evropës dhe ndoshta më gjerë. Ka dhe një numër faktesh të cilat jepen më pas në studim (për të mos i përsëritur dyherë, janë tek kapitulli që flitet për origjinën e popullsisë së Thrakisë dhe racës gjermanike)që tregojnë qartë se Troja ka pasur të njëjtën etni me popujt e tjerë që banonin nëgadishullin Ilirik, si dhe me vet Mykenën kundërshtaren e saj politike.