“Porshe”, sallon për makina ekskluzive sportive në Shkup

Porshe Maqedoni” hapi sallonin e ri të shitjes në Shkup. Kjo kompani krahas salloneve të Volcvagenit, Shkodës, Audisë dhe Seatit, zgjeroi listën e saj edhe me sallonin për makinat sportive të Porshes. Menaxheri i përgjithshëm i “Porshe Maqedoni” Zllatko Mucunski theksoi se kjo vepër e madhe është produkt i punës së përbashkët të ekipit të përkushtuar në Maqedoni, e mbështetur nga “Porshe Holding Salzburg” dhe “Porshe Shtutgard”.

“Ne si kompani “Porshe Maqedoni”, pas 11 viteve funksionim në tregun e automobilave në Maqedoni jemi krenarë që me “qershinë mbi tortë” brendin Porshe, arritëm ta kurorëzojmë punon tonë me hapjen e këtij salloni për automobilat Porshe”, deklaroi Zllatko Mucunski – “Porshe Maqedoni”.

Alsat-M