Portalet: Cilat poste i duan BESA dhe LR-PDSH për të hyrë në Qeveri?!

Disa portale kanë lansuar lajme se cilat janë joshjet apo interesat e partive shqiptare Lëvizja BESA dhe LR-PDSH për të hyrë në Qeveri. Ato njëra pas tjetrës kanë lansuar lajme të pakonfirmuara duke dhënë edhe emra se kush do të bëhet minister, e kush ka interesim për tu bërë drejtor.

Almakos shkruan se në rrugë siç thonë jozyrtare ka mësuar se kushti i LR – PDSH-së për të qenë pjesë e Qeverisë LSDM – BDI, nëse arrihet të formohet e njëjta, është që partia e Ziadin Selës të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë. Kurse, në krye të kësaj Ministrie tashmë është caktuar edhe emri i bartësit të saj, e ai është Arben Taravari, shkruan ky portal.

Ndërsa portali Fol nga burime siç thotë jozyrtare pranë Lëvizjes Besa mëson se nga kjo parti kanë vetëm një kusht serioz për tu bërë pjesë e qeverisë. “Ky kusht është pozita e drejtorit të RTVM-së, që është dëshirë e njëri prej themeluesve të kësaj partie por që kandidati i tyre mund të jetë i kapshëm edhe për LSDM”, ka shkruar ky portal, duke aluduar në emrin e Kim Mehmetit. (INA)