Portieri i Barcelonës kushton 180 milionë euro

 

Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen, i ardhur në klubin e famshëm Barcelona në vitin 2014, e ka zgjatur kontratën me klubin deri më 2022, njoftoi sot klubi katalan.

“Klauzola për lirimin e tij është fiksuar në 180 milionë euro”, saktësoi Barça.

Ne tre sezone me Barçën, gjermani ka fituar nëntë trofe, përfshire Ligen e Kampioneve në 2015, ku ishte titullar në finalen e fituar përballe Juventusit (3-1).