Portieri luan me dore, Çakër akordon penalti (VIDEO)

Gafa e vitit në futbollin botëror na vjen nga Turqia dhe atë e ka bërë referi Cuneyt Cakir. Ai ka bërë një gabim të pafalshëm në një ndeshje të kampionatit turk. Cakir ka akorduar penallti kur në një moment portieri prek topin me dorë, që për turkun duket se kishte prekur lojtari.  Gjyqtari turk, Cuneyt Cakir, i cili ka drejtuar disa ndeshje të mëdha në Ligën e Kampionëve në vitet e fundit, duke llogaritur këtu edhe finalen Juventus –Barcelona  (3-1), para dy viteve ndau drejtësinë në ½ e finales së  botërorit Argjentina – Gjermania. Cakir në vitin 2012 drejtoi finalen e Kupës së botës për klube Corinthians – Chelsea (1-0).