PPD mbrëmë festoi 28 Nëntorin, Vejseli: Ky nëntor do të mbahet mend sepse PPD po rikthehet (VIDEO)

PPD mbrëmë ka shënuar 28 Nëntorin me një aktivitet festiv, ku ishin të pranishëm anëtarët, themeluesit dhe përkrahësit e kësaj partie. Kryetari i kësaj partie, Abdyladi Vejseli theksoi se do të mbahet mend ky 28 Nëntor, sepse PPD do të rikthehet fuqishëm dhe do të fitojë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Festojmë gjithë së bashku sepse është dita më e madhe për shqiptarët. Sot nuk duhet të harrojmë të gjithë ata që dhanë gjithçka dhe u flijuan për komb. Të nderojmë rilindasit tanë që na sollën lirinë. PPD do ta shpallë 28 Nëntorin, ditë feste për shqiptarët në Maqedoni”, theksoi Vejseli.

ppd2