Pranga elbasanasit që rrahu nënën 62 vjeçare me dru

Pranga elbasanasit që rrahu nënën 62 vjeçare me dru

Ka mjaftuar një zënkë banale me nënën, që një 30 vjeçar të marrë një dru dhe ta dhunojë atë. Shtetasi me inicialet E.D., 30 vjeç, nga Elbasani, është arrestuar nga policia pas ka rrahur me dru nënën e tij pas një zënke banale.

Ky shtetas është arrestuar në flagrancë për lëndimet që i shkaktoi nënës 62 vjeçare me inicialet Z.K. Tashmë mbi autorin rëndon akuza e “dhunës në familje”.