Prangoset ish-drejtori i aeroportit të Kukësit, kandidati për deputet i … Ja emri

sh drejtori i Aeroportit të Kukësit Agron Xhafa është vënë në pranga.

Xhafa mbante postin e drejtorit nga janari i 2017 deri në momenti që u vu në listën për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë është arrestuar edhe shefi i financës së Aeroportit të Kukësit. Policia ka shpallur në Kërkim edhe ish drejtorin tjetër të këtij aeroporti Arben Carkanjin i cili mbante këtë post që nga vitit 2013.

Dy ish drejtorët dhe shefi i financës akuzohen se kanë marrë rrogat pa shkuar në punë.

Rrogat për personelin e Autoritetit të Aviacionit Civil paguhen nga shoqata e Transportit ajror IATA.

Ndërkohë që këto të ardhura sigurohen nga shfrytëzimi i hapësirave ajrore shqiptare nga kompanitë ajrore ndërkombëtare.