Prangoset një shqiptar në Itali, kapet me 54 kg drogë

Një shqiptar është vënë në pranga nga polica italiane pasi është kapur me një sasi të madhe droge.

Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptarit i është sekuestruar një sasi prej 54 kg marijuanë.

Ka qenë policia e Milanos, e cila ka kontrolluar shqiptarin të cilit i është gjetur në xhep 75 gr kokainë, ndërsa më pas atij i është kontrolluar shtëpia, ku i kanë gjetur edhe 54 kg drogë, të paketuara në 40 qese plastike.

Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, në shtëpi i është gjetur edhe peshore për peshimin dhe materiale për paketimin e dozave.

Raportohet se nëse droga do të hidhej në treg, ajo kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.