Prapë termet në Itali


Prapë termet në Itali

Nuk ndalon Italia duke u dridhur. Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur sot në mbrëmje përsëri Italinë Qëndrore, duke përhapur panik tek banorët.

Lëkundjet sizmike ndodhën rreth orës 20:00. Tërmeti ishte me magnitudë 4.3 në një thellësi prej 13 kilometra.

Dridhjet u ndjenë dukshëm në zonën midis Umbrias dhe Marche. Për momentin nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.