Presidenti dhe zonja e tij takohen me çiftin presidencial të Amerikës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Presidenti në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se bashkë me gruan e tij Lumnijen janë takuar me presidentin amerikan dhe zonjën e parë të SHBA-ve Melania Trump.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik. HTH