Presidenti Gjorge Ivanov fal mbi 50 të burgosur, mes tyre edhe Lazarovin e “ESM”

Sipas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, janë liruar nga burgu 54 persona të dënuar. Mes tyre është edhe drejtori i “ESM” Pande Lazarov, i cili është dënuar me 5 vite burg për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtar

I burgosuri tjetër i cili është falur është Gjorgji Topalovski, i cili është dënuar me tetë vite burg për vrasjen që e kishte bërë në vitin 2007 tek kopshti zologjik në Shkup. Pastaj Vesna Nikoliq, e dënuar me 10 vite burg për aferën “Fikom”, Mariçe Pecova e dënuar me 11 vite burg për rastin “Kerozin”, Florim Maloku nga Kosova, i dënuar me tetë vite burg për vjedhje në ProCredit Bankën.

Më poshtë keni edhe disa emra që presidenti Ivanov i ka liruar nga burgu:

  1. Zoran Zdarvkovski nga Shkupi
  2. Berat Jakupi nga Shkupi
  3. Bekim Jahija nga Shkupi
  4. Pande Lazarov nga Shkupi
  5. Sinsha Spasiq nga Shkupi

Këto janë disa nga emrat që u është falur dënimi nga presidenti Ivanov, ndërsa gjithsej janë 54 persona nga vende të ndryshme të Maqedonisë.