Presidenti i Nigerisë ka një muaj që nuk del në publik, populli dyshon se ka vdekur

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, prej gati një muaji nuk është parë në publik. Në vendin e tij kanë dalë zëra se ai mund të jetë shumë sëmurë ose ka vdekur, shkruan BBC.

Para dy javësh ai i ka dërguar senatit një letër kur i ka kërkuar më shumë kohë pasi është në pritje të rezultateve, raporton Syri.net.

Disa qytetarë shprehen se ai mund të ketë ndërruar jetë, dhe kërkojnë që t’i dëgjojnë zëri apo ta shikojnë atë.

Para një jave një foto e tij u postua në “Twitter” ku presidenti ishte në Londër, por kjo nuk i ka shuar dyshimet për vdekjen e tij vetëm sa i ka shtuar.

Në të gjithë vendin njerëzit kanë filluar që të luten për presidentin e tyre, transmeton Syri.net.

Në 2010 Yar Adua president në atë kohë është gjetur i vdekur në zyrën e tij, teksa stafi i tij e kishin mbajtur të fshehtë se ai ishte i sëmurë rëndë.