Presidenti Ilir Meta pritet me ceremoni të lartë shtetërore në Kosovë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka filluar vizitën zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai është pritur me nderimet me të larta shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi.

Dy presidentët Thaçi e Meta kanë parakaluar para Gardës ceremoniale të FSK-së e cila kishte dalë për të nderuar vizitën e presidentit shqiptar.

Pas parakalimit para Gardës së FSK-së, Thaçi e Meta janë nisur në selinë e Presidencës së Kosovës ku do të zhvillojnë një takim bilateral.