Presidenti i Kosovës, vizitë zyrtare në Kroaci

Kroacia dhe Kosova duan të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik. Kështu u tha sot në Zagreb pas takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ku u theksuan marrëdhëniet historike miqësore midis Zagrebit dhe Prishtinës, si dhe mbështetja kroate në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës.