Presidenti Thaçi flet me telefon nga SHBA: e kuptoj gjendjen e zotit Haradinaj!

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është lajmëruar nga SHBA.  Pa dhënë detaje se në cilin shtet është dhe cila është agjenda e tij konkrete atje, ai ka folur në vija të përgjithshme për qëndrimin e tij në Amerikë.
Ai njoftoi se atje do të takohet me personalitet të rëndësishme të administratës së Obamës në largim, por edhe me zyrtarë të rëndësishme demokrat dhe republikan.

Presidenti në një intervistë telefonike për RTK-në ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet edhe më zv/presidentin amerikan, Joe Biden. Ai pokështu ka thënë se edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së nuk do të ndryshojnë aspak edhe më ndërrimin e administratës amerikane.

“Kosova do të ketë kontakte të njëjta edhe me administratën e Trumpit siç kishte me administrata paraprake”, tha ai.

“Asnjë shtet nuk do të përfaqësohet nga bartësit e institucioneve, por vetëm nga ambasadorët në Uashington”, ka theksuar Thaçi duke shtuar  se “në ceremonitë private mund të marrë pjesë kush të dojë. Disa janë të hapura, disa me bileta deri në 500 dollarë”, ka treguar presidenti.

Presidenti Thaçi, foli edhe për gjendjen e Ramush Haradianjt. Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradianj të kthehet në Kosovë.

“Unë e kuptoj dhe ndjeje gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të pa pranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”,  u shpreh ai.

“Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha ai./Gazeta Blic/