Presidenti thotë se në bazë të ligjit zgjedhjet do të mbahen më 11 ose 18 qershor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësues të partive politike, është deklaruar se datat e zgjedhjeve do të jenë 11 ose 18 qershori.

Thaçi thotë se ka dëgjuar opinionin e partive politike dhe se në konsultim me KQZ-në do të vendosë për datën e zgjedhjeve.

“Dëgjova opinionin e 20 partive politike dhe si president që jam do ta respektoj. Në ditët e ardhshme do ta caktoj datën e zgjedhjeve në konsultim me KQZ-në”, ka thënë Thaçi

Presidenti është zotuar se zgjedhjet do të jenë mirë të organizuara.

E, partitë politike po preferojnë 11 qershorin si datë kur duhet të mbahen zgjedhjet.