Presidenti Trump do të mbajë fjalim historik për Islamin

Presidenti i amerikan Donald Trump pritet të nënvizojë nevojën për t’u përballur me ekstremizmin islamik , gjatë një fjalimi historik në Arabinë Saudite.

Numri një i Amerikës do të flasë në një samit udhëheqësish rajonalë,  ditën e dytë të udhëtimit të tij të parë presidencial jashtë vendit.

Presidenti do të mbajë një fjalim mbi një vizion paqësor të Islamit, gjatë së cilës do të insistojë edhe mbi angazhimin e SHBA-së në krahë të partnerëve të saj myslimanë, njoftoi sot ekzekutivi amerikan.

Fjalimi në Riad synon të mbledhë botën myslimane kundër armiqve të përbashkët të civilizimit dhe të tregojë angazhimin e Amerikës në krahë të partnerëve myslimanë.

Trump pritet të gjejë një ton bashkëpunimi për luftën e SHBA-së kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS), raporton “BBC”.

Të shtunën, Amerika nënshkroi marrëveshje tregtare prej 350 miliardë dollarë me Arabinë Saudite.

Kjo përfshinte marrëveshjen më të madhe të armëve të bëra ndonjëherë në historinë amerikane, të cilën Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, tha se kishte si qëllim të kundërshtonte ndikimin “e keq” të Iranit, rivalit rajonal i Arabisë Saudite