Presidentit Obama i “zhduket” unaza e martesës në Greqi

Ajo që ndodhi me presidentin amerikan Bush në Shqipëri me orën e tij, duke se i ka ndodhur edhe Obamës në Greqi. Mediat greke kanë përhapur lajmin se unaza e martesës së Obamës është zhdukur.

Në fotot e publikuara nga mediat greke duket presidenti Obama, i cili gjatë përshëndetjes në aeroport shfaqet me unazën e martesës, ndërsa në takimet që ka zhvilluar unaza e tij në dorën e majtë është zhdukur.

Mediat greke japin të gjitha versionet e zhdukjes së unazës së Obamës, duke perfishire edhe versionin e vjedhjes.

Në vitin 2007 kur George Bush vizitoi Shqipërinë u pretendua se i ishte vjedhur ora, por ky pretendim u hodh poshtë nga vetë Bush, i cili tha se e kishte hequr vetë orën.