I preu kokën fëmijës 12-vjeç, i dënuari hidhet nga tarraca e burgut

Vetëvritet autori i masakrës së Palasës, Jorgo Zani.31 vjeçari ka humbur jetën në burgun e Krujës ku edhe vuante dënimin, teksa është hedhur nga tarraca e katit të dytë të institucionit të vuajtjes së dënimit.
Mësohet se Zani vjeçari banues në Vlorë vuante nga probleme mendore. Ai është ngjitur në tarracë nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia po heton pistën e vetëvrasjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Jorgo Zani akuzohet për masakrimin e një fëmijë 12 vjeç në Himarë në gusht të 2016.Ai i preu kokën të miturit i cili kishte ardhur tek gjyshërit nga Greqia për pushime.
Zani dhe viktima kishin lidhje familjare mes tyre.
Lexo më shumë: Masakra e Palasës/oranews