Prezantohen dëshmitë nga rasti i “Kumanovës”, të akuzuarit nuk ankohen për dhunë

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për rastin e “Kumanovës”. Gjatë kësaj seance po bëhet prezantimi i dëshmive materiale, gjegjësisht provave materiale të grumbulluara nga ana e MPB-së.

Gjatë seancës dëshmitë janë prezantuar vetëm përmes formës së shkruar, edhe përkundër që raportohet se për të njëjtat ekzistojnë edhe fotografi dhe video incizime . të akuzuarit kanë kërkuar që të publikohen edhe fotografitë dhe incizimet eventuale. Kërkesa e të akuzuarve për prezantimin e dëshmive përmes fotografive ka shtyrë që seanca të ndërpritet. Ndërkohë që për dallim nga seancat e kaluara, gjatë kësaj seance asnjë nga të akuzuarit nuk është ankuar për ushtrim dhune ndaj tyre gjatë transportit nga burgu në gjykatë. Ndryshe sot janë vërejtur fytyra të reja të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të cilët kanë shoqëruar të akuzuarit në seancën gjyqësore.

Senat Zylbehari