Princesha saudite lë Parisin pasi urdhëroi truprojën të vrasë bojaxhiun


Një princeshë saudite thuhet se ka lënë Parisin duke pretenduar imunitet diplomatik pasi dyshohet se urdhëroi truprojën e saj për të vrarë një bojaxhi që punonte për të në kryeqytetin francez.

Princesha Hassa, 42 vjeç, vajza e Mbretit Salman të Arabisë Saudite, thuhet se urdhëroi truprojën e saj “vrite këtë qen sepse nuk e meriton të jetojë” pasi bojaxhiu u kap duke bërë foto në apartamentin e saj në Paris.

Truproja akuzohet se ka goditur në kokë 53-vjeçarin, pas komandës së princeshës për t’i lidhur duart dhe ta godiste atë për 4 orë.

Madje e bënë edhe të puthte këmbën e princeshës përpara se ta vrisnin.

Truproja u arrestua në Paris dhe u paraqit në gjykatë këtë fundjavë. Ai po përballet me një numër akuzash si vrasje, rrëmbim dhe bashkëpunëtor në krim.