Princi i Dubait pi kafe mes reve,

Ajo e princit Sheikh Hamdan është sigurisht një pauzë kafeje e mrekullueshme. Në kullën më të lartë të Dubait ai gjendet i zhytur në mes të reve, duke shijuar një kafe.

Princi është i ndërgjegjshëm për mundësinë e veçantë që i është ofruar dhe përdor hashtag-un për t’i treguar të gjithëve kënaqësinë e veçantë, teksa relaksohet dhe sheh botën nga lart poshtë.