Princi saudit paguan biletat e aeroplanit për 80 zogj

Lajmin e ka bërë të ditur një pilot i Etihad Airways, i cili së fundmi ka shpërndarë një foto avionit të mbushur me zogj, por që më pas, fotoja ka bërë xhiron e rrjetit.

Paraja jo vetëm t’i shton por edhe t’i zgjidh problemet. Të paktën këtë ka konstatuar një princ i Saudisë, pasi i është dashur të transportojë me aeroplan rreth 80 zogj.

Lajmin e ka bërë të ditur një pilot i Etihad Airways, i cili së fundmi ka shpërndarë një foto avionit të mbushur me zogj, por që më pas, fotoja ka bërë xhiron e rrjetit.

Tufa me shpendë në një aeroplan mund të jetë mbase gjëja me e çuditshme që mund të keni menduar ndonjëherë, por kjo është mëse normale në shumicën e linjave ajrore Lindjen e Mesme të cilat ofrojnë shërbime në rajon, të cilat kanë një formë të politikës për lejimin e zogjve në aeroplan, për sa kohë ata kanë një pasaportë për kafshët, shkruajnë mediet e huaja.

Më poshtë po ju sjellim edhe disa foto me kafshë të cilët janë fotografuar në avion.