Prinderit e shkolles fillore ‘Liria” ne Tetove kerkojne objekt te sigurte

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin në Shkollën fillore “Liria” në Tetovë kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në objekt me kushte më të mira dhe më të sigurt. Kjo është theksuar në takimin e së enjtes që kanë pasur prindërit me drejtoreshën e shkollës fillore, Shpresa Iseini dhe udhëheqësin e Sektorit për veprimtari publike, Ahmed Qazimi. “Ne nuk lejojmë që fëmijët tanë të mësojnë në një objekt që rrezikon të shembet, prandaj kërkojmë zgjidhje urgjente dhe të sigurohen kushte që fëmijët të mësojnë në objekt me siguri të plotë”, tha një prind. Pas takimi,t drejtoresha Shpresa Iseini, ka theksuar se deri në gjetjen e zgjidhjes do të mësohet me orar të shkurtuar dhe në tre turne. “Derisa ta gjendet një objekt tjetër, mësimi do të vazhdojë me orar të shkurtuar në tre turne. Shpresojmë që sa më shpejt të gjendet një objekti, ndërsa në ndërkohë duhet që të bëhet investim për një objekt të ri apo rikostruim të përgjithshëm të shkollës”, tha Isenini. Ndryshe, pas reshjeve të shiut dukshëm është dëmtuar pullazi i shkollës më të vjetër në Tetovë, “Liria” dhe kjo ka bërë që në katin e dytë të mos vazhdohet mësimi.