Prishet teleferiku, djali sheh vdekjen me sy (VIDEO)

Një djalosh ishte gati të vdiste, pasi teleferiku ku ai ishte duke qëndruar me pajisjet e skijimit, ishte prishur.

Ngjarja që ndodhi më 2 janar të këtij viti, tashmë është transmetuar në shumë media dhe rrjete sociale.

Djaloshi shihet teksa qëndron varur në teleferik dhe i lëshon pajisjet e skijimit, që t`i lehtësojnë peshën.

Siç kanë raportuar mediat, djali kishte qëndruar i qetë dhe nuk kishte bërë panik. Ai ishte shpëtuar nga ekipi i skijimit dhe nuk kishte marrë lëndime.