Prishtinë, Kuvendi diskuton për murin në Mitrovicë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur për mbajtjen e një debati parlamentar për murin në Mitrovicë gjatë ditës së sotme.

Me 83 vota pro, deputetët kanë vendosur që të mbahet debati parlamentar për murin e Mitrovicës të iniciuar nga shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj.

Sot mbahet edhe një seancë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën Presidenti Hashim Thaçi do t’i adresohet deputetëve.

Ky është adresimi i parë i Thaçit si President i Republikës së Kosovës. /KosovaPress/