Prishtinë, rrihet nusja nga bashkëshorti dhe vjehrra

Dje në Prishtinë është raportuar për një rast dhune. Viktima femër ka njoftuar policinë se bashkëshorti dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Viktima më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

“Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”- thuhet në raportin e Policisë.