Priteni Angelinen shqiptare…(Foto)

Skenës sonë muzikore po i shtohen për çdo ditë emra të shumtë, por të paktë janë ata që po mbesin e po i rezistojnë kohës. Njëra nga ato që premton shumë, është Angelina Shala, që thotë se muzikën e ka në gjak.

Bukuroshja që jeton në Berlin dhe merret me biznes, tregon se muzikën e ka dashur që në fëmijëri, pasi ka kënduar edhe babai i saj, këngëtari Lulzim Shala. Epo, jo rastësisht Angelina do ti futet muzikës e ta realizoj ëndërren e dikurshme.

E bukur, sensuale, e tillë është Angelina, që ka vendosur të hyjë fuqishëm në industrinë muzikore. Ajo tashmë e ka realizuar këngën e parë që mban firmen e Florent Boshnjakut dhe Ilir Beranit. Klipi realizohet në muajin janar.

Priteni bukuroshen, Angelina.