Procesi gjyqësor për Kumanovën vazhdon edhe sot,por me dyer te mbyllura

Procesi gjyqësor për Kumanovën vazhdon edhe sot, megjithëse siç ka informuar ditë më parë prokurori publik, Naum Panovski, nga sot fillojnë seancat e mbyllura për opinionin, transmeton gazeta KOHA. Arsyeja e mbylljes së këtyre seancave, sipas Panovskit, bëhet për shkak të prezantimit të Masave të Veçanta Hetuese (MHV), si pjesë e prezantimit të dëshmive materiale kundër 37 të dyshuarve. Pas mbarimit të këtyre seancave, radhën do ta ketë pala mbrojtëse për prezantimin e dëshmive të tyre. Procesi gjyqësor për konfliktin në “Lagjen e Trimave”, vitin e kaluar, filloi më 9 shkurt të këtij viti, ndërsa deri më sot janë mbajtur 27 seanca, që sipas një hulumtimi të ekspertëve gjyqësor, buxhetit të shtetit i kanë kushtuar rreth 1.3 milion euro.