Producentët amerikanë promovojnë Elvana Gjatën në tregun botërorë (FOTO/VIDEO)

Bëhet fjalë për dy emra të mëdhenj të muzikës botërore, të njohur për disa krijime të suksesshme me Usher dhe Justin Bieber. Elvana Gjata dhe producenti i njohur botërorë Sirota, shihen së bashku edhe në një video ku duket sikur po festojnë diçka, shkruan KultPlus.

Artistët shqiptarë janë në ‘luftë’ drejt depërtimit në tregun botërorë, duket sikur një gjë e tillë është shndërruar në trend kohëve të fundit, e sa do ja dalin mbetet të shihet.

E fundit që po tenton të hyjë në tregun botërorë është artistja e dëshmuar tashmë Elvana Gjata, ndonëse në trojet shqiptare ajo është ndër këngëtaret më të njohura, duket sikur fama nuk po i mjafton, ajo do të vazhdojë tutje të arrijë suksese më të mëdha.

Misterioze si gjithmonë sa i përket projekteve të saj, edhe kësaj radhe artistja nuk ka bërë publike asgjë rreth kësaj çështje, por gjurmët kanë ardhur nga producentët e njohur botërorë të cilët po postojnë fotografi dhe video me artisten shqiptare.

Bëhet fjalë për dy emra të mëdhenj të muzikës botërore, Jason Boynd, i njohur për disa krijime të suksesshme me Usher dhe Justin Bieber si dhe për Sasha Sirota që është një tjetër producent, me të cilin Elvana po bashkëpunon së fundmi. Ai ka punuar me emra të rëndësishëm të muzikës si Justin Bieber dhe Drake, shkruan KultPlus.


Në fotot e publikuara në “Instagram”, Sirota tregon se është duke dëgjuar një prodhim të Jason, duke e quajtur atë monumental dhe duket se bëhet fjalë për projektin e ri të Elvanës, pasi vetë këngëtarja shihet teksa komenton poshtë këtij postimi. Por, Gjata dhe Sirota shihen së bashku edhe në një video ku duket sikur po festojnë diçka.

Ndërsa Jason Boynd, ka postuar një fotografi me artisten shqiptare të cilën e ka uruar për ditëlindje dhe ka shkruar “The world isn’t ready”, ku po aludohet që kënga e Elvanës do të mbajë këtë titull.

Gjithë ky mister pritet të zbulohet së shpejti, apo ndoshta për gjithçka do të flasë projekti i ardhshëm i artistes. /KultPlus.com