Produktet toksike që po helmojnё fëmijët tanë

Ne jetojmё nё njё shoqёri tё orientuar drejt konsumit, qё na shtyn tё blejmё produkte pёr tё cilat nuk kemi nevojё, shumica e tё cilave janё tё mbushura me kimikate tё rrezikshme. Njerёzimi ёshtё vazhdimisht i ekspozuar ndaj toksinave, tё cilat pёr fat tё keq janё tё fshehura mirё nё tё gjitha produktet ushqimore, mjekёsore, pёrdorimit vetiak apo atij shtёpiak. Toksinat gjenden edhe nё ajrin qё na rrethon. Shumё prej kёtyre produkteve janё tё zbukuruara me etiketa shumёngjyrёshe me tё cilat konsumatori joshet tё besojё se produktet nё fjalё janё natyrale, tё sigurta pёr fёmijёt apo tё pёrgatitura me produkte natyrale dhe organike. AgroWeb.org ka pёrgatitur njё listё me produktet toksike qё na bёjnё dёm dhe duhen shmangur medoemos. Jo vetёm qё produktet e mёposhtme janё njё kёrcёnim pёr organizmin, por ato janё rrezik akoma mё i madh pёr shёndetin e fёmijёve.

Mishrat dhe ushqimet e përpunuara

Ushqimet e shpejta janё zakonisht tё pёrpunuara, tё skuqura, tё homogjenizuara, tё hidrogjenizuara dhe tё mbushura me aditivё dhe kimikate. Qumёshti qё konsumojmё nё kuti ёshtё zakonisht i pёrpunuar dhe nё disa raste pёrmban antibiotikё, pesticide dhe kimikate tё tjera. Mishrat e pёrpunuar kanё njё lidhje tё drejtpёrdrejtё me semundjen e kancerit, sipas Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё. Mёnyra mё e mirё pёr tё parandaluar ushqimet e pёrpunuara ёshtё tё blini vetёm produkte organike dhe tё lexoni me kujdes etiketat.

Toksinat nё produktet e kujdesit vetjak

Ndoshta ёshtё e vёshtirё pёr njё konsumator tё njohё tё gjithё pёrbёrёsit e produkteve tё higjenёs personale. Pёr shembull, llaku i flokёve dhe açetoni i thonjve pёrmbajnё phthalate, qё shkakton probleme mё vёmendjen dhe i shpёrqendron fёmijёt ndaj ndёrveprimeve sociale. Pasta e dhёmbёve pёrmban njё neurotoksinё tё quajtur fluoride ndёrkohё qё shampot dhe produktet e tjera pёr fёmijё Sulfatin Laureth, (njё kimikat shumё i rёndё qё shkakton alergji) 1,4-dioxane (element shtazor qё shkakton kancer), Formaldehyde (neurotoksinё qё çrregullon zhvillimin) dhe mё e keqja nga tё gjitha Parfum, njё pёrzierje e mbi 3000 kimikateve tё rёnda tё cilat kompanitё pёr fatin tonё tё keq nuk janё tё detyruara me ligj t’i tregojnё.

Toksinat nё detergjentёt larёs

Detergjentёt larёs pёrmbajnё fosfor, enzima, amoniak, naftalinë, phenol dhe sodium nitilotriacetat. Tё gjithё kёto kimikate me emra tё pakuptueshёm qё shkaktojnё kruarje, njolla, tharje tё lёkurёs dhe problem me sinozitin. Kёto kimikate pёrthithen lehtёsisht nga lёkura nёpёrmjet çarçafёve dhe rrobave. Pёr mё tepёr, tё gjithё kёto detergjentё qё ne pёrdorim pёrmbajnё aroma qё nё vetvete nuk janё asgjё tjetёr veçse njё kokteil parfumi i mijёra kimikateve tё rrezikshme.

Produktet toksike tё pastrimit dhe freskuesit e ajrit

Ekspertёt thonё se disa prej pёrbёrёsve mё tё zakontё qё gjenden nё produktet e pastrimit tё shtёpisё pёrfshijnё shumё kimikate siç janё: 2-BE (qё shkakton probleme me fertilitetin) ammonia (qё shkakton dёme tek veshkat dhe mёlçia) bojra qymyri (qё shkaktojnё kancer dhe dёmtojnё sistemin nervor) dhe tё famshmen aromё tё “mirё”. Freskuesit e ajrit pёrmbajnё aromё me bazё kimikatesh tё cilin ju mund ta zёvёndёsoni me ujё dhe Vajra esencialё.

Pesticidet

Pesticidet mund tё gjenden kudo tashmё: nё shtёpi, nё ambientin qё na rrethon, nё ushqim dhe nё pije. Mёnyra mё e mirё pёr tё shmangur pesticidet ёshtё qё blini gjithçka me bazё organike, duke nisur nga ushqimi, veshjet tuaja dhe tё fёmijёve, ose tё pёrdorni uthull apo sodё pёr tё pastruar frutat dhe perimet.

 Pijet e gazuara

Pijet e gazuara pёrmbajnё shumё acid fosforik qё shkakton hipoalcemi tek fёmijёt. Sipas njё studimi tё Universitetit tё Harvardit, konsumi i kёtyre pijeve mund tё shkaktojё kancer, obezitet, diabet, por edhe mund tё shkaktojё njё pubertet mё tё hershёm tek vajzat. Pijet e gazuara pёrmbajnё njё sёrё ёmbёlsuesish artificialё, sheqerna, aspartame dhe pёrbёrёs tё tjerё tё dёmshёm.

Ёmbёlsuesit artificialё

Ёmbёlsuesit artificialё mund tё gjenden tek disa ushqime dhe shkaktojnё sёmundjet e zemrёs, diabet, tension tё lartё tё gjakut dhe goditje nё tru. Ёmbёlsuesit artificialё stimulojnё oreksin, rrisin dёshirёn pёr karbohidrate dhe shkaktojnё çrregullime tё metabolizmit. Studiuesit nё Universitetin e Jeil zbuluan njё lidhje tё fortё mes obezitetit tek fёmijёt dhe konsumit tё ёmbёlsuesve artificialё. Shishet dhe enёt plastike tё ushqimit Njё studim Gjerman nxorri nё pah se disa kimikate qё gjenden nё shishet plastike tё ujit tё 18 markave tё ndryshme Evropiane ndёrhynin nё sistemin e hormoneve dhe shkaktonin difekte nё lindje, çrregullime kardiovaskulare, çrregullime me metabolizmin dhe probleme tё tjera me zhvillimin. Pёrbёrёs tё tjerё tё enёve plastike tё ushqimit dhe shisheve plastike janё : bisphenol-A (BPA) dhe bisphenol-S (BPS), tё cilat pengojnё zhvillimin e trurit. Ju duhet tё pёrdorni gjithnjё enё qelqi pёr ushqimet tuaja.

Vitaminat e shpejta

Vitaminat e shpejta qё pёrtypen lehtё nga fёmijёt, blihen nga prindёrit si njё mёnyrё mё e mirё pёr t’u dhёnё fёmijёve vitaminat pёr tё cilat kanё nevojё. Por nё kёto vitamina gjenden shpesh shumё elementё tё rrezikshёm qё pёrbёjnё njё kёrcёnim pёr fёmijёt.

Lodrat

Lodrat e fёmijёve pёrmbajnё shumё elementё tё rrezikshёm. Disa prej kompanive mё nё zё tё prodhimit tё lodrave nё botё pёrdorin material toksike siç ёshtё formaldehyde. Klikoni kёtu pёr mё tepёr informacion mbi lodrat e rrezikshme nё Shqipёri.