Produkti që zëvendëson detergjentet e shtrenjta

 

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, të gjithë mundohemi të zgjedhim produktet më të mira larëse pasi mendojmë se vetëm kështu do të sigurojmë higjienën e duhur.

Harxhojmë shifra të konsiderueshme duke blerë detergjente të posaçme për çdo kënd të shtëpisë si kuzhina, dhoma e ndenjes, larës për sobën, frigoriferin dhe për banjën.

Por, uthulla e bardhë e rrushit është ajo që nuk duhet të mungojë kurrë jo vetëm në hapësirën e kuzhinës, por edhe në banjë. Ajo shërben për të larë pothuaj të gjitha pajisjet hidro-sanitare, duke filluar nga WC, vaska, kabina e dushit, deri te dritaret dhe rubinetët që duken gjithmonë të pisët dhe me shenja uji.

1.Tualeti: Për të pastruar tualetin mjafton që të derdhni në gjithë sipërfaqen e tij uthull rrushi dhe ta lini të veprojë për 15-20 minuta, më pas fërkojeni me furçë dhe lajeni me ujë të bollshëm.

2.Vaska: Vaska është një ndër ato objekte që duhet pastruar vazhdimisht dhe i duhet ndërruar uji pas çdo larjeje pasi në këtë mënyrë bëhet i mundur dizenfektimi i saj. Por nuk mjafton me kaq pasi patogjenët agresivë dhe bakteret e ndryshme mbesin sërish brenda saj. Për t’i rikthyer pastërtinë dhe shkëlqimin mjafton të shtoni në një enë 1 gotë uthull të bardhë rrushi dhe 2 lugë sodë buke. Treteni masën në një kovë ose legen me ujë dhe pastroni gjithë sipërfaqen e saj me ndihmën e një sfungjeri.

3.Rubineti: Edhe pse mamatë ju porosisin të pastroni kokën e dushit dhe rubinetin pasi bëni banjën, ju vazhdoni të mos e ndiqni këshillën e  saj. Si rrjedhojë rubineti duket i pisët, plot njolla dhe mbi të gjitha vazhdon të akumulojë baktere. Për të mos thënë që nëse keni provuar ta lani me acid banjoje, ai ndryshon dhe ngjyrë. Zgjidhja është fare e thjeshtë, krijoni një solucion larës me uthull të bardhë rrushi, sodë buke dhe kripë të bardhë. Hidheni në një shishe bosh në trajtë sprucatori. Fërkoni rubinetin me të dhe lëreni të veprojë për një orë. Në fund fshijeni me leckë pambuku. Do të habiteni nga rezultati.