PROFILI I KANDIDATIT REPUBLIKAN PËR NËNPRESIDENT MIKE PENCE

Në vështrim të parë, guvernatori i Indianës Mike Pence mund të mos duket si bashkëkandiduesi i duhur për njujorkezin e zhurmëshëm Donald Trump.

Në vazhdim ju njohim me vlerat dhe përvojën që sjell në dyshen republikane kandidati për nën president Mike Pence:

Ai është nga një shtet mesperëndimor amerikan, me tipare tipike të konservatorëve.

“Njerëzit që më njohin, e dinë se jam një njeri normal – fillimisht jam i krishterë, pastaj konservator dhe jam gjithashtu një republikan.”

…vlera që Pence i sjell nga shteti i tij.

“Njerëzit e mirë bëjnë gjëra të mira jo për t’u treguar dhe kjo është cilësi e një shteti nga pjesa qendrore e vendit, si Indiana.”- thotë eksperti Decleene.

Në fillim të viteve 1990, kur Pence ishte prezantues i një programi televiziv me prirje konseravtore, ai pati të ftuar për një bisedë ekspertin në fushën e komunikimit Randy DeCleene, lidhur me shpresat për të ardhmen dhe për shërbimin e tij në qeveri.

“Mesazhi që ai dha, në përgjithësi ishte shumë pozitiv, optimist dhe frymëzues.”

“Ai është një njeri besimtar dhe një njeri i besueshëm. Ai vjen nga zemra e lëvizjes konservatore dhe nga zemra e Amerikës.”- htotë zoti Ryan.

Pas dy kandidimesh të pasuksesshme për kongresmen, Pence më të fund u bë përfaqëuesi i shtetit të Indianës në Capitol Hill në vitin 2000.

Ai fitoi eksperiencë në Uashington, por ai nuk e sheh qeverinë si përgjigjen e vetme ndaj problemeve që kanë njerëzit.

“Jemi lodhur nga thëniet se një elitë e vogël intelektuale në një ndërtetë të largët kapitoli mund të planifikojë për jetën tonë, në vend që ne t’i bëjmë vetë planet tona.”

Pence u kthye në Indiana në vitin 2012, për të shërbyer si guvernator, duke mbështetur politikat kundër abortit dhe konfliktin mes të drejtave të homoseksualëve dhe lirive fetare.

“Ky ligj nuk i jep bizneseve të drejtën për t’u mohuar atyre shërbimet e nevojshme.”

Besimi i fortë i Mike Pensit i sjell ekuilibrin e nevojshëm dyshes republikane, megjithëse ai në shumë drejtime është i ndryshëm nga Trump.

“Pjesa konservatore e Partisë, që nuk ka qenë e bindur për Donald Trumpin, e dinë se mund të kenë besim tek Pence. Ai është një njeri me eksperiencë në Kongres dhe si guvernator i Indianës, kështuqë në se zgjidhet Trump, unë mendoj se Pence bart vlerat e nevojshme për t’u marrë me Kongresin në emër të administratës.” – thotë eksperti.

Por vlerat personale të zotit Pence janë shumë më të rëndësishme, thotë zoti DeCleene.

“Unë mendoj se ai i ka cilësitë e nevojshme për të qenë një udhëheqës i guximshëm, gjithëpërfshirës dhe strategjik.”

…cilësi për të cilat Pence shpreson se do t’i bindë votuesit në nëntor. /VOA