Programi 200: A do të votojnë shqiptarët parti maqedonase?

 

A ka mundësi që një pjesë e elektoratit shqiptar të votojë parti Maqedonase?
Kjo mundësi shfaqet në disa sondazhe, por një fenomeni të tillë iu referua edhe vetë Ali Ahmenti, kryetar i BDI-së, në fjalimin e tij para rinisë partiake.
A është më shumë një zhgënjim euforik çasti me klasën politike?
A është mungesë ofertash nga subjketet shqiptare, duke përfshirë, pozitë e opozitë?
Apo është mbase pjekje ideologjike e votuesve apo një akt emocional që vjen nga kriza politike që megjithatë nuk ka në thelb marrëdhëniet ndër etnike?
Për të gjitha këto do flasin Ymer Ismaili, proferos universitar, Biljana Sekullovska, gazetare dhe
Albert Musliu, opinionist.