Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitarë Maqedoni – Greqi, 2007-2013 është realizuar mbi 82 për qind

————————————————-
Ministria për vetëqeverisje lokale në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shkup, sot, në Konferencë përmbyllëse i prezantoi rezultatet e Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për periudhën programore 2007-2013.
Konferencën e hapën ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi, shefi i Delegacionit Evropian Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesi i Trupit drejtues të Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitarë, Aleksandros Samaras.
Ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi theksoi se për Programin për bashkëpunim ndërkufitarë Maqedoni-Greqi, në periudhën e parë programore u ndanë 31.549.723 € për financimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërkufitare në 5 rajone në Greqi dhe në katër rajone të Republikës së Maqedonisë. Për Republikën e Maqedonisë ishin në dispozicion 11.477.128 € dhe u mbuluan regjioni Jug-perendimorë, i Pellagonisë, regjioni i Vardarit, dhe regjioni Jug-perendimorë.
– Ministria për vetëqeverisje lokale është organi përgjegjës kombëtar për bashkëpunim ndërkufitar dhe i ka financuar shfrytëzuesit e projekteve nga Republika e Maqedonisë përmes mbulimit të aktiviteteve të tyre në lartësi prej 15 për qind nga vlera e harxhimeve të parashikuara.
Në këtë periudhë programore, theksoi ministrja Elezi, u realizuan gjithsejtë 57 projekte, për të cilët janë të kontraktuara dhe të ndara mbi 10 milionë euro për partnerët nga Maqedonia. Duke pasur parasysh mjetet financiare të realizuara deri më tani, mbi 82% të fondeve të akorduara, si dhe rezultatet e suksesshme, bashkëpunimi ndërkufitar me Greqinë premton bashkëpunim të suksesshëm dhe rezultate të mira edhe në periudhën e dytë programore, nënvizoi ministrja për vetëqeverisje lokale Shiret Elezi.
Duke u ndalur në periudhën e dytë programore IPA 2014-2020, ministrja Elezi tha se Ministria për vetëqeverisje lokale menaxhon me Programet për bashkëpunim ndërkufitarë me të gjitha shtetet fqinje në suaza të së cilëve nga ana e Unionin Evropian janë në vënë në dispozicion 100 milion euro.
Nga Programi i ri ndërkufitarë IPA 2 me Greqinë në dispozicion gjenden 40 milion euro me të cilat duhet të implementohen projekte të ri në katër prioriteteve tematike: promovimi i punësimit, fuqi pune mobile, përfshirje sociale dhe kulturore në zonën ndërkufitare, mbrojtja e mjedisit jetësorë dhe promovimi i përshtaçmërisë, reduktimit, parandalimit dhe menaxhimit me rreziqet nga ndryshimet klimatike, promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, nxitjen e turizmit si dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore.
Në Konferencë u prezantuan tri projektet më të mira të realizuara në kuadër të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë për periudhën 2007-2013.