Projekti gjigant: Arabia Saudite do t’i kthejë 50 ishuj në vendpushime luksoze

Arabia Saudite ka nisur një projekt masiv turistik që do t’i kthejë 50 ishujt dhe brigjet e tjera në Detin e Kuq në vendpushime luksoze.
Ajo shpreson të tërheqë turistët e huaj dhe vizitorët vendas si pjesë e përpjekjeve për të diversifikuar ekonominë saudite, pasi çmimet e naftës kanë rënë.
Kufizimet e vizave për të huajt pritet të lehtësohen në zonën turistike, raporton “BBC”.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse kodet e veshjes dhe kufizimet e tjera në mbretërinë konservatore do të lehtësohen.
Alkooli, kinematë dhe teatrot janë të ndaluara në Arabinë Saudite, shkruan syri.net. Gratë duhet të veshin rroba të gjata, të njohura si “abajas” dhe shami.
Atyre nuk u lejohen të udhëtojnë dhe shpesh kërkojnë lejen e një kujdestari mashkull për të studiuar apo udhëtuar jashtë vendit.
Ndërtimi i vendpushimeve të reja do të fillojë në vitin 2019.
Faza e parë do të përfshijë zhvillimin e një aeroporti të ri, si dhe hotele luksoze dhe parqe gjigante.
Projekti gjigant pritet të përfundojë në vitin 2022