Prokurorët e OKB: Mladiç ishte komanduesi i luftës së Bosnjes

Gjenerali Ratko Mladiç urdhëronte për gjithçka, teksa ushtarët e tij vrisnin dhe përzinin mijëra civilë nga Bosnja, për të krijuar një shtet etnikisht të pastër serb, gjatë luftërave të Ballkanit në vitet 1992-95, tha të hënë një prokuror i Gykatës ndërkombëtare, teksa gjyqi i gjenocidit i Mladiç po i afrohet fundit.
Avokatët e ish-kreut ushtarak serb 74-vjeçar, po përpiqen të largojnë fajin prej tij, i tha prokurori i Hagës, Alan Tieger panelit të tre gjyqtarëve në deklaratën mbyllëse.
Tieger tha se avokatët po përpiqeshin ta prezantonin gjeneralin Mladiç si një oficer i thjeshtë i paefektshëm, që përpiqej të mbronte muslimanët nga ish-shefi i tij politik Radovan Karadzic.
Për këtë Tieger shfaqi një video të shkurtër ku Mladiç me një ton agresiv, fliste në një takim me përfaqësues të komuniteteve vendase, pak para se të kryente masakrën e rreth 8000 burrave e djemve muslimanë në Srebrenicë. “Ju ose mund të mbijetoni, ose do të szhdukeni”, i thoshte Mladiç përfaqësuesve muslimanë, sipas videos. “Kjo tregon se cili ishte komanduesi i veprimeve,” tha Tieger.