Pronarja mbylli 14 mace në shtëpi, derisa ato hëngrën njëra-tjetrën nga uria

Një grua mbylli 14 mace brënda në shtëpinë e saj në Adelaide të Australisë. Ato ishin aq të uritura saqë kanë shqyer njëra-tjetrën.

Lajmi u bë i ditur nga fqinjët pasi era e rëndë që vinte nga kjo shtëpi ishte e tmerrshme. Ata menjëherë kanë kërkuar ndihmën e policisë , të cilët kane hyrë me forcë në shtëpinë e pabanuar.  Mes mbetjeve të kafshëve  fatmirësisht gjetën dhe një mace të gjallë por në gjendje shumë të rëndë.

Pronarja e shtëpisë, e cila thuhet se ka probleme të shëndetit mendor u dënua për mizori të kafshëve.

Cats eat each other after being abandoned in house, woman convicted of cruelty

Cats eat each other after being abandoned in house, woman convicted of cruelty