Protesta kundër Trump në Manhatan

Rrugët e Manhatanit janë mbushur me dhjetra njerëz që kanë protestuar kundër presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Ata kanë zgjedhur dotën ndërkombëtare të emigrantëve për të shprehur pakënaqesinë ndaj politikave të presidentit, duke u shprehur se numri i krimeve të urrejtjes është rritur me 32 për qind, që pas zgjedhjes së Donald Trump president.

Koalicioni i emigracionit të New Jorkut ka protestuar kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump të dielën me rastin e ditës ndërkombëtare të emigrantëve.

“Unë kam ardhur me një mesazh të solidaritetit të palëkundur nga vëllezërit dhe motrat e Komunitetit Voices Heard,” tha një përfaqësuese e organizatës në podium. “Pse? Sepse ne jemi emigrantë. Pse? Sepse ne jemi një organizatë e ndërtuar 20 vjet më pare, u shpreh ajo.

“Numri i krimeve të urrejtjes është rritur me 32 për qind, që pas zgjedhjes së Donald Trump president. Çfarë do të thotë kjo? Që Donald Trump është i barabartë me urrejtje” thotë një tjetër protestuese duke folur në spanjisht.

Gjatë tubimit në rrugët e Manhatanit, protestuesit me pankarta me mbishkrime mbështetje për emigrantët, thërrisnin: Çfarë do të bëjmë, do të qëndrojmë, do të luftojmë?

epa05681765 A protestor carries a pinata resembling US President-elect Donald Trump as she joins over a thousand demonstrators marching on International Migrants Day through downtown Los Angeles, California, USA, 18 December 2016. Many of the demonstrators protested the election of Donald Trump and called on the Electoral College to change their ballots to reflect the will of the people where Democratic Presidential candidate Hillary Clinton won almost three million more votes than her Republican rival. EPA/MIKE NELSON