Protesta në Francë, në përkrahje të Ramush Haradinajt

Qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar në Francë kundër arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kjo protestë, që po mbahet para Gjykatës së Apelit në Colmar, është duke u përkrahur nga një numër i madh i shqiptarëve.

Ndërsa vlen të theksohet se gjykatat franceze ia kanë vazhduar masën e paraburgimit Haradinajt, në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.

15934601_367908513577916_2017705846_n