Protesta ne Greqi kunder Obames

Vizita e presidentit amerikan, Barack Obama në Athinë është shoqëruar me protesta të anarkistëve të majtë.

Rreth 7 000 protestues marshuan në rrugët e Athinës me parullat “I padëshiruar”.

Forca të shumta policore mbikqyrën protestën, ndërsa përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit vetëm pak kilometra larg rezidencës presidenciale, ku udhëheqësit grekë po organizonin darkën e mirëseardhjes me rastin e vizitës së Presidentit amerikan, Barack Obama.

Protetuesit u përpoqën të thyenin kordonin e policisë dhe përdorën bomba molotov. Protesta u mbajtën edhe në Selanik ku u dogj flamuri amerikan./oranews