Protesta para MPB-së

34 kandidatë për policë, 22 prej të cilëve janë shqiptarë dhe 12 maqedonas, të cilët nuk u pranuan edhe pas një viti stërvitjeje, sot protestojnë para ministrisë për Punë të Brendshme. Kandidatët në fjalë kërkojnë takim me ministrin e brendshëm Oliver Spasovski., të cilit do t’ia dorëzojnë edhe një letër në të cilën thuhet:

I nderuari Ministër Oliver Spasovski

“Ne si kandidat për shërbim policorë, sot për herë të dytë vijmë para derës suaj për të kërkuar të drejtat tona. I nderuari ministër ne 434 kandidatë krah për krah një vit të tërë luftuam dhe u munduam që këtë kurs ta mbarojmë me sukses duke mos bërë diferenca mes nesh, njëlloj si ato 400 tashmë të pranuar edhe ne 34 kemi ecë nëpër hapat e njëjtë për plot një vit. Në emër të 34 kandidatëve ju lutemi që ky problem të zgjidhet sa më parë, sepse është muaji i 8 radhazi që ne po presim një telefonat nga ana juaj. Ne nuk duam që të na përzini në punë politike, e dimë se ministria e financave nuk e ka problem sepse tash sapo mbaruan 660 kandidatë, por njëkohësisht pas disa ditësh do ta fillojnë konkursin edhe 660 të tjerë”, thuhet në letrën të cilën kandidatët e papranuar do t’ia dorëzojnë ministrit të brendshëm Oliver Spasovski.

Kandidatët shqiptarë pas takimit me Spasovskin pritet të takohen edhe me zv/ ministrin agim Nuhiu.