Protestat në Shkup, sulmohen dy gazetarë

Disa  persona që ndodheshin në pjesën e sipërme të portës “Maqedonia”, kanë hedhur një grumbull kartëmonedha, të cilat ishin të shtypura në dy gjuhë, në maqedonisht dhe në  shqip (të përgatitur dhe të printuar nga kompjuteri). Gazetarët të interesuar për këtë dukuri kanë filluar të filmojnë  këto kartëmonedha, por pikërisht në këto momente janë sulmuar nga katër persona që ndodheshin në pjesën e sipërme të portës “Maqedonia”, menjëherë pas agresionit të katër agresorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në pjesën e sipërme të portës “Maqedonia” po qëndrojnë akoma disa persona, ndërsa policia po bën përpjekje të kapë personat që kanë ushtruar dhunën ndaj dy gazetarëve.

Ndërkohë, rreth orës 19:15 të mbrëmjes, në Bulevardin K.J.P, te stacion i autobusit përballë Bankës Kombëtare, ka pasur një përplasje midis dy grupeve të rinjsh, njëri me kombësi maqedonase dhe tjetri me kombësi shqiptare. Nga përplasja fizike e këtyre dy grupeve ka ngelur i plagosur me lëndime në kokë një person, bëhet fjalë për  një adoleshent të moshës 17-vjeçare, me inicialet P.P,i nëjti është dërguar me ambulancë në urgjencës e spitalit “Nënë Tereza”. Ndërkohë qe të riut po i jepet ndihma e  shpejtë, policia po hetohen rastin për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër koalicionit LSDM dhe partive shqiptare si dhe zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Protestuesit në Shkup filluan para Qeverisë për të marshuar rrugëve drejt Kuvendit. Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në Shtip, Kumanovë, Prilep dhe Kërçovë.