Protestë e VMRO-DPMNE-së para stacionit policor në Ohër

Qindra anëtarë të VMRO-DPMNE-së protestojnë para stacionit policorë në Ohër, duke shprehur revoltën e tyre për thirrjen në bisedë informative nga ana e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Protestuesit shprehen se nuk e njohin PSP-në dhe se me thirrjen në bisedë informative vetëm se konfirmohet se PSP-ja punon për LSDM-në.

Disa nga protestuesit nënvizojnë se në ftesat e PSP theksohet se lënda për të cilën ngarkohen ka të bëj me donacionet e VMRO-DPMNE-së, për çka edhe duhet të japin deklaratë, në të kundërtën do të shoqërohen me polici dhe harxhimet do të jenë në kurriz të tyre.