PROTESTË PARA QEVERISË NË GJASHTË MUJORIN E VDEKJES SË DEHARIT

Në gjashtë mujorin e vdekjes së dyshimtë të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, kjo parti ka zhvilluar një aksion afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Aktivistë të kësaj Lëvizje kanë shkruar grafite “Drejtësi për Astritin” në objektin e Qeverisë dhe në veturat që kanë qenë të parkuara në oborrin e këtij objekti.Polici e Kosovës ka reaguar për të ndaluar këtë aksion, gjë që ka nxitur një përleshje mes të dy palëve.