Protestuesja maqedonase: S’mund të ketë 10 shtete shqiptare në Evropë (VIDEO)

Qytetarët në Maqedoni që protestuan sot para Qeverisë maqedonase thanë se nuk do të lejojnë që Zaev të formojë qeveri.

Ata kërkojnë që Gjorge Ivanov të mos i japë mandatin kryetarit të LSDM-së.

Sipas tyre, nuk mund në Evropë të ketë 10 shtete ‘shqiptare’ dhe se nuk duhet në Maqedoni të flitet gjuha shqipe.

“Zaevi nuk do të jetë kryeministër, do të hyjmë në Parlament dhunshëm. Nuk do të lejojmë i aboluari penal të udhëheq kombin.

Zaev i ka minuar themelet e Maqedonisë me çka dëshiron të ndryshojë emrin, dygjuhësinë, monedhë shqiptare”, tha ndër të tjera njëra nga protestueset.