Provat e reja ‘tronditin’ botën: Titaniku nuk u mbyt për shkak të përplasjes me një ajsberg

Mbytja e anijes më të fashme në botë, Titanikut, mund të jetë shkaktuar nga një zjarr i madh në bord, dhe jo nga goditja me një ajsberg në Atlantikun e Veriut, kanë pohuar ekspertët, pas publikimit të provave të reja për të mbështetur teorinë.

Më shumë se 1.500 pasagjerë humbën jetën kur anija gjigante e nisur nga Southampton për në Nju Jork, në prill të vitit 1912, u mbyt në det, raporton “The Independet”

Ndërkohë që shkaku i katastrofës i është atribuuar për një kohë të gjatë ajsbergut, provat e reja kanë përmbysyr të gjitha tëoritë, shkruan syri.net. Studiuesit thonë se Titaniku u mbyt për shkak të një zjarri në bordin e anijes, i cili ka qënë aktiv pa u vënë re për pothuajse tre javë, dhe ishte ai që çoi në përplasje.

Gazetari Senan Molony, i cili ka kaluar më shumë se 30 vjet duke studiuar fundosjen e Titanikut, studioi fotografitë e marra nga inxhinierët kryesorë të anijes.

Ndërkohë që ekspertët kanë pranuar edhe më parë teorinë e një zjarri në bord, analiza e re e fotografive të rralla , ka bërë që kërkuesit të fajësojnë zjarrin si shkaku kryesor i mbytjes së Titanikut.